BallinaKryesorePartia shqetësohej: Lopët e udhëheqjes hanin bar të thatë. Në fermën nr.3...

Partia shqetësohej: Lopët e udhëheqjes hanin bar të thatë. Në fermën nr.3 të Sektorit të Parë të NB Kamzës ushqimi i lopëve…

Nga Kastriot Dervishi

Partia nuk shqetësohej fort për ushqimin e popullit, por për ushqimin e lopëve të cilave u pinte qumështin po. Në fund të vitit 1989 ngrihej shqetësimi se lopët ushqeheshin me bar të thatë dhe udhëheqja nuk pinte qumështin me cilësi.
Në një raportim vigjilence të kësaj kohe, në të cilin kërkohej kujdes se mos nga situata përfitonte elementi armik, thuhej:
“Në fermën nr.3 të Sektorit të Parë të NB Kamzës, e cila prodhon qumësht për Drejtorinë e Pritjes, aktualisht ushqimi i lopëve nuk bëhet konform rregullore të miratuar na Ministria e Bujqësisë. Kështu për periudhën tetor-prill (1989), ushqimi i çdo lope është që krahas bërsive të panxharit e koncentratit, t’i jepen edhe 6 kg jonxhë e cilësisë së lartë si dhe 5 kg njomishte. Duke qenë se NB Kamza aktualisht nuk disponon jonxhë e njomishte, këto njësi ushqimore janë zëvendësuar me bar të thatë dhe ky jo i cilësisë së mirë, gjë që sjell uljen e cilësisë së ushqimit”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular