Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në mes të Tiranës me 25 shkurt 2021. Këtë të diele në lidhje me këtë ngjarje përveç katër personave të arrestuar është identifikuar si bashkëpuntor i autorit të vrasjes së 66 vjeçarit, Bujar Leza ndaj, të cilit është ekzekutuar masa e sigurisë arrest me burg.
Ndërkaq kujtojmë se si autor kryesor për ekzekutimin e 66 vjeçarit është identifikuar 24 vjeçari Ernejt Shytaj, i cili në dëshminë e tij ka pranuar se ka vrarë Behar Sofinë, më 25 shkurt pranë qendrës së Tiranës.
LEXO EDHE: SKEMA/ 4 të arrestuar, rolet e secilit. Abcnews.al zbardh si u organizua ekzekutimi mafioz i Behar Sofisë
Ndërkohë në burg në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç.
Behar Sofia një emër i njohur për drejtësinë në fushën e narkotikëve është bërë mëngjesin e 25 shkurtit të 2021 në një atentat që iu bë tek Rruga e Elbasanit, pranë Piramidës në kryeqytet.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më 25 shkurt 2021.
Identifikohet bashkëpunëtori i autorit të vrasjes së shtetasit B. S.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 45-vjeçarin.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 25 shkurt 2021, ku u vra me armë zjarri shtetasi B. S., 66 vjeç, si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje.
Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin B. L., 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj këtij shtetasi, në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i cili ndodhet i paraburgosur për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit B. L., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./