Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë bërë që disa lagje dhe rrugë të Durrësit të jenë nën pushtetin e ujit.
Siç duket dhe në videon e mëposhtme, situata më e rëndë paraqitet në lagjen nr.18, pranë stadiumit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se uji i cili ka depërtuar mbi trotuare ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.