BallinaTe tjeraPoshtërimi/Të arrestuarve në vendin ku është sot PS, hipur në një makinë...

Poshtërimi/Të arrestuarve në vendin ku është sot PS, hipur në një makinë të hapur iu bëhej gjyqi para syrit popullit

Poshtërimi publik

Gjatë luftës, në vendin ku është sot selia e PS-së, italianët ndërtuan një kinema në të cilën shfaqnin filma për ushtarët e tyre. Kësaj ia vunë emrin “Tomori”. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, kjo u quajt kinemaja e brigadave. Këtu është zhvilluar pjesa më e madhe e gjyqeve politike për Tiranën, përfshi në vitin 1961 edhe gjyqi ndaj “grupit” të Teme Sejkos. Fotografia e vitit 1945 tregon një rast të poshtërimit publik teksa të arrestuarit e hipur në një makinë të hapur vihen para syrit popullit. Populli ishte i lumtur se po shihte gjyqe. Kujtonte se me dënime të këtij llojit do shpëtonte nga triskat dhe fukarallëku ku ishte zhytur pa shpresë daljeje. Kastriot Dervishi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular