Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Shemsi Prençi këshilltar i presidentit për sigurinë u shpreh se duhet të edukohet policinë që të veprojë bazuar në ligj dhe jo kundër ligjit.
Sipas tij, për shembjen e teatrit u keqpërdorën forcat speciale, ndërkohë që zbulueshmëria e atentateve në nivelet më të ulëta.
Prençi: Duhet të edukojmë policinë që të veprojë bazuar në ligj dhe jo kundër ligjit. Kam kundërshtuar dy herë ministrat, synonin keqpërdorimin e policisë. Më shkarkuan por unë isha i fituar.
Për shembjen e teatrit u keqpërdorën forcat speciale. Zbulueshmëria e atentateve në nivelet më të ulëta. Janë 25 atentate me humbje jete të pazbuluara.