Gjykata e Posaçme ka dënuar me 17 vite burg nënkomisarin e Fierit, Festim Lelaj.
Ai është i akuzuar për trafik lëndësh narkotike në kuadër të grupit kriminal.
Lelaj ishte në gjykim për rastin e trafikut të 2.5 ton kanabis të kapur në portin e Durrësit vite më parë, ndërsa ndodhet në hetim edhe për dosjen “Shpirti”.
Kush është Festim Lelaj?
Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar si personi që ka organizuar trafikimin e 2.8 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Sasi e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin.
Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.