BallinaAktualitetGazetari Sokol Bregu: Pas zgjedhjeve nisën vrasjet mafioze, ja qytetet problematike

Gazetari Sokol Bregu: Pas zgjedhjeve nisën vrasjet mafioze, ja qytetet problematike

spot_img
spot_img

Gazetari Sokol Bregu, teksa ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” bëri një analizë të situatës së vrasjeve mafioze në Shqipëri gjatë këtij viti.

Sipas tij, ekzekutimet mafioze u ndalën vetëm në periudhën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ndërsa përmendi qytetet më problematike.

“2021 ishte një tentativë për revolucion. Ditët e fundit na dhanë një panoramë ndryshe nga ajo që na kishin paraqitur deri në dhjetor, sa i përket krimit, ishte një Shqipëri me probleme, që u trondit çdo moment nga vrasje të rënda. Kriminaliteti në Shqipëri është rritur jashtëzakonisht; u ndal vetëm në muajt e zgjedhjeve. Pasi mbaruan zgjedhjet në Shqipëri, kishim një valë të vrasjeve ndër më mafiozet, në Elbasan, në Vlorë, në Shkodër, vendet tipike të mafias në Shqipëri. Kishte jashtëzakonisht shumë krim dhe që u ndal fiks në momentin që votohej, sepse nuk dihej nga cila palë do të anonte. Situata në Shqipëri është e tillë që viti u mbyll me një shenjë që SPAK dhe reforma në drejtësi edhe mund të funksionojë. Ky vit na dha një sinjal që 8 janari i vitit 2022 mund të jetë një frikë dhe një përballje e shumë shtresave në Shqipëri.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular