Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e djeshme në aksin e Rrugës së Kombit, duke lënë pas dy të vdekur, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar dhe dy të plagosur rëndë.
Nga aksidenti tragjik humbi jetën 33-vjeçari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, O.Prenga, 3 vjeç.
Tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe bashkëshortja e të Shkurtit, Fabiola Prenga, 27 vjeçe.
Familja Prenga ndodhej në makinën tip “Opel” kuu u përplasën me makinë tip “Benz”.
Në gjendje të rëndë ndodhet edhe shoferi i automjetit tip “Benz”, që u përfshi nga flakët. Raportohet se Arlind Mihaj, ka pësuar djegie të shumta. Shkak për aksidentin tragjik është bërë një parakalim i gabuar nga ana e drejtuesit të “Benzit”.
Kështu, ditën e sotme policia i ka komunikuar masën e arrestit në Spitalin e Tramuës Arlind Mihajt, i cili ndodhet në gjendje kritike.