BallinaKronikePërfundon gjykimi i dosjes 339/1, Gjykata e Posaçme jep vendimet për 4...

Përfundon gjykimi i dosjes 339/1, Gjykata e Posaçme jep vendimet për 4 të akuzuarit

spot_img
spot_img

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar ditën e sotme gjykimin e dosjes 339/1 duke i dhënë fund edhe një prej dosjeve më të përfolura.

Kështu në përfundim të gjykimit janë deklaruar fajtorë:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër te grupit të strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fation Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor te pandehurit Oltion Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.

Në aplikim të nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka vendosur:
4. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Samuel Noka (nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka) për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal për shkak se nuk provohet që ta ketë kryer ai.

I kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Noka, Avokat Arbër Hoxha u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për t’u përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë pasi ish Gjykata e Krimeve te Rënda dhe aktualisht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 21 vite të ekzistencës se saj ky është vendimi i 3 I pafajësisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular