BallinaAktualitetMinistrat me më shumë këshilltarë sesa Rama, zbardhen pagesat! Kush ka paguar...

Ministrat me më shumë këshilltarë sesa Rama, zbardhen pagesat! Kush ka paguar më shumë persona për të marrë ide!

spot_img
spot_img

MARIGLEN KUME/ Zbardhen të tjera detaje nga databaza që qarkullon nëpër rrjetet sociale me pagat. Gazeta “Panorama.al” ka kërkuar sot në databazë për numrin e këshilltarëve që ka Kryeministri, por edhe ministritë përkatëse.

Sipas databazës që ekziston në “WhatsApp”, rezulton se Kryeministri Edi Rama, i cili është kreu i qeverisë ka më pak këshilltarë sesa vartësit e tij. Nga taksat e shqiptarëve për të këshilluar kreun e qeverisë për politikat e tija janë 5 persona.

Më të paguarit janë Odeta Barbullushi dhe Endri Fuga, të cilët sipas databazës, kanë një pagë bruto 173300 lekë.

Nga kjo shumë një pjesë shkon për të paguar detyrimet taksa apo të tatim mbi të ardhurat personale.

Ndërsa tre këshilltarët e tjerë të qeverisë rezultojnë se kanë një pagë prej 153300 lekë po bruto. Ndërkohë, fondi total për këshilltarët e Kryeministrit shkon 806 mijë lekë të reja.

MINISTRITË

Ndërkohë, nga verifikimi në databazën me paga rezulton se ministritë nuk kanë numër të njëjtë këshilltarësh dhe nivel pagash.

Shumica e ministrive kanë më shumë këshilltarë se shefi i tyre. Kështu, Ministria që mban vendin e parë për numrin e këshilltarëve sipas databazës është ajo e Bujqësisë.

Në prill të këtij viti, sipas databazës, Ministria e Bujqësisë ka pasur 9 këshilltarë. 7 prej tyre kishin pagat e deklaruara, ndërsa për dy të tjerët në databazën që qarkullon nuk ka informacion për pagën.

Ndërkohë, me një këshilltar më pak renditet Ministria e Infrastrukturës, e cila në prill dhe aktualisht drejtohet nga ministrja Belinda Balluku. Në Ministrinë e Infrastrukturës sipas databazës, janë të punësuar 8 këshilltarë.

Paga maksimale e një këshilltari në këtë institucion rezulton të jetë 134280 lekë të reja, ndërsa paga më e ulët është 102375 lekë. 8 këshilltarë rezulton të ketë pasur në muajin prill edhe Ministria e Drejtësisë, e cila në atë kohë drejtohej nga ministrja Etilda Gjonaj. Në këtë institucion paga maksimale bruto e një këshilltari rezulton të jetë 134840 lekë në muaj.

Por, ajo që bie në sy në fakt në Ministrinë e Drejtësisë është se, paga maksimale me atë minimale të një këshilltari kanë diferencë të theksuar. Sipas databazës, me pagat rezulton se paga më e ulët e këshilltarit është 32924 lekë të reja.

Sakaq, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sipas databazës rezulton se është ministri më me pak këshilltarë. Ai ka numër të barabartë me Kryeministrin Rama, pra 5 të tillë.

Sipas pasqyrave të pagave të hedhura në databazën që qarkullon tashmë, këshilltarët e Ministrisë së Brendshme, ata të Bujqësisë, ata të Ministrisë së Arsimit kanë një pagë më të ulët se homologët e tyre në ministritë e tjera.

MË TË PAGUARIT

Ajo që bën diferencën në mesin e këshilltarëve është Ministria e Mbrojtjes. Sipas databazës, ky institucion në prill ka pasur 7 këshilltarë, pak a shumë numër i ngjashëm edhe me ministritë e tjera.

Por, ajo që bie në sy në këtë rast është paga për këshilltarët. Më i paguari në këtë institucion kalon jo vetëm pagën e homologëve të tij, por madje edhe të ministrit.

Sipas databazës në fjalë, këshilltari i parë në këtë ministri ka një pagë bruto prej 255730 lekësh të reja në muaj. Këtë pagë e kanë dy këshilltarë, ndërsa këshilltari i radhës vlerësohet për mendimet e tij 162000 lekë të reja në muaj.

Edhe në Ministrinë e Mbrojtjes bie në sy diferenca shumë e madhe mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Këshilltari i fundit në këtë institucion rezulton se paguhet 15813 lekë të reja në muaj.

Ndërkohë, nëse e marrim në total numrin e këshilltarëve që janë të punësuar në çdo ministri dhe në Kryeministri taksapaguesit shqiptar japin para për rreth 70 këshilltarë.

Ndërsa fatura shkon mbi 7 milionë lekë të reja në muaj ose gati 1 milion dollarë në vit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular