Ka humbur jetën elektricisti ne Memaliaj, i cili sot ra në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se Agron Manaj 54 vjeç banues në Çërrilë, humbi jetën mbrëmjen e sotme.
54-vjeçari ishte duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kur rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Bashkë me të ishte edhe elektricisti tjetër, A. H., 55 vjeç., i cili mori dëmtime të lehta.