Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, mësohet se kreu i Selisë Blu ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar. Burime nga Selia Blu bëjnë me dije se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD. Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës.
Burime nga Dibra për startnews.al konfirmojnë se interesi jo vetëm i demokratëve, por dhe qytetarëve dibranë për këtë vizitë të z.Basha është i madh. Të njëjtat burime konfirmojnë që do të ketë një pjesmarrje të madhe si dhe cfarë ëshët më e rëndësishme sipas tyre entuziazmi do të jetë pjesë e këtij takimi.