Lulzim Basha ka kujtuar sot një deklaratë të Berishës, se Ramës i duheshin 3 jetë për të bërë atë që ka bërë lideri demokrat me ndihmën e demokratëve.
Në një takim me demokratët e Dibrës, Basha tha se nuk mund të ketë dy të vërteta.
“Miqtë e mi, ju e keni parë prej ditës së parë kam vendosur që mos të bëjë simetrinë e t’i përgjigjesha çdo gënjeshtra ashtu siç meritonte t’i përgjigjej. Por sot dy fjalë do t’i them: Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë”, tha Basha.