BallinaKryesoreVizita speciale e Bashës në Dibër dhe takimi që përçoi mesazhe bashkimi...

Vizita speciale e Bashës në Dibër dhe takimi që përçoi mesazhe bashkimi dhe ecjes drejt së ardhmes

spot_img
spot_img

Nga Luan Haka

Dibra sot pati një vizitë speciale nga kryetari i PD Lulzim Basha, pas ftesës së demokratëve. Përkundër zërave absurde pa argumente se lideri i opozitës shqiptare nuk kishte mbështetje në bazë, demokratët dibranë sfiduan hapur këto pretendime dhe u tubuan në bulevardin kryesor të qytetit të Peshkopisë “Elez Isuf Ndreu”, e më pas kinemanë e qytetit për të qenë pjesmarrës në takimin entuziastë që patën me anëtarë, struktura të PD si dhe deputetë dhe ish-deputetë të zonës.
Si sekretar i degës së PD Dibër, dua të falenderojë përzemërsisht secilin që gjeti kohën duke sfiduar dhe të ftohtin dhe iu bashkua takimit të sotëm në bashkëbisedim me kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha.
Një falenderim të veçantë për të rinjtë dibranë që dolën me dhjetra makina duke e pritur që në Maqellarë z.Basha në udhëtimin drejt qytetit të Peshkopisë.
Falenderoj të gjithë folësit ku secili prej tyre trumbetoi frymën e bashkimit, apeluan që të shohim drejt së ardhmes së PD si një forcë politike perëndimore e cila ka pasur dhe do të ketë rol kyç për një Shqipëri të zhvilluar dhe të integruar. Kush më mirë se lideri i saj Lulzim Basha si kryeministër i ardhshëm krah SHBA mund ta mundësojë këtë për shqiptarët.
Nuk mund të lë pa përmendur dhe faktin e servirjes së një shpifje të ulët në media të cilat pa asnjë argument, në shpifje totale deklaruan se në këtë takim ka qenë dhe babai i Kryetarit te PS. Ky është një turp!. Shpreh neveri dhe keqardhje që po në media qarkullojnë qëllimshëm foto spekullative duke pohuar gjasme një pjesmarje të ulët, kur të gjitha ato foto që dolën në qarkullimm janë publikuar përpara se salla të fillonte të mbushej dhe niste takimi me kreun e PD Lulzim Basha. I sigurojmë ata që i ka shqetësuar pjesmarrja e konsiderueshme sot dhe u munduan me truke gazetareske të sfumojmë që shumë shpejt takimi do jetë në ambient të hapur sapo të na favorizojë koha dhe do të shikojnë pjesëmarrjen.
Si një prej demokratëve dibranë, por dhe në cilësinë e Sekretarit të Degës së PD apeloj për të gjithë anëtarët e shtëpisë sonë politike që të bashkohemi dhe jo përçahemi. E keqja jonë dhe e shqiptarëve është Rilindja dhe nuk duhet të harxhojmë asnjë sekondë në luftë me njëri-tjetrin. Nëse kjo do të vazhdojë thjesht kjo do ti shërbejë Edi Ramës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular