BallinaKronikeAksidentohet autoambulanca, përplaset me dy mjete të tjera. Arrestohet shoferi që ishte...

Aksidentohet autoambulanca, përplaset me dy mjete të tjera. Arrestohet shoferi që ishte i dehur

spot_img

Një autoambulancë është aksidentuar këtë të enjte në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës pasi shoferi i saj ka qenë i dehur.

Policia bën me dije se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur dy makina të tjera.

“Gjatë kryerjes së alkooltestit, drejtuesi i autoambulancës, shtetasi P. M., rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l”, bëri me dije policia.

Në autoambulancë nuk ka pasur pacientë në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Njoftimi nga Policia e Shkodrës:

Drejtonte autoambulancën në gjendje të dehur, vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. M., 45 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Sheshi Rusit’’, në lagjen Partizani, Shkodër, duke drejtuar një mjet autoambulancë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë kryerjes së alkooltestit, drejtuesi i autoambulancës, shtetasi P. M., rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular