Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Suharekë, si pasojë një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Është një aksident trafiku me fatalitet, një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime”, pohoi Osmanollaj.