residenti i SHBA-ve, Joe Biden ka deklaruar se Amerika do t’i përgjigjet me ashpërsinë më të madhe Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën. Këtë mesazh ai ka dërguar edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy duke thënë se Perëndimi do të veprojë “me vendosmëri” nëse Rusia futet në veprim
Biden u zotua më tej të mbështesë Kievin, veçanërisht pas lëvizjes së Rusisë e cila ka grumbulluar trupat e saj pranë kufirit lindor të Ukrainës.
Biseda telefonike mes dy liderëve, presidenti ukrainas dhe atij të SHBA-ve vjen kur priten një sërë takimesh diplomatike në Gjenevë midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në përpjekje për të ulur tensionet dhe gjetur një zgjidhje.
“Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, deklaroi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, transmeton Euronews.
SHBA-ja e ka kërcënuar Rusinë se do t’i vendosë sanksione të ashpra ekonomike nëse pushton Ukraninën. Por situata duket e tensionuar edhe pse muajin e kaluar presidentin Biden e cilësoi ndërhyrjen ushtarake të SHBA-e një opsion që qëndron jashtë tryezës së bisedimeve.
Nga ana tjetër, Kremlini ka kërkuar që çdo zgjerim i mëtejshëm i NATO-s duhet të përjashtojë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike si dhe NATO të heqë armët sulmuese nga vendet në rajon.
Diskutimet e ardhshme në Gjenevë të Zvicrës pritet të pasohen edhe me në Këshillin NATO-Rusi.