Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë në Lezhe. Policia bën me dije se rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Ndërkohë burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se emri i të plagosurit është Vincens Piroli.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.