BallinaKronikeE TRETA QË TËRHIQET/Gjyqtarja Daniela Shkira jep dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes...

E TRETA QË TËRHIQET/Gjyqtarja Daniela Shkira jep dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së Saimir Tahirit, ja kush e merr çështjen e ish-ministrit, nesër mbahet…

spot_img

Një tjetër gjyqtare ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Gjyqtarja që është tërhequr nga shqyrtimi i kësaj çështjeje është Daniela Shkira, transemton Neës 24.

Daniela Shkira është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja.

Ndërkaq, më parë kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi. Trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen “Tahiri”, aktualisht përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi edhe pse asnjëri prej tyre nuk është gjyqtar ne apelin e Posaçëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sanca për Saimir Tahirin e Jaeld Çelën pritet të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular