BallinaKryesore“Grupi kriminal ‘B9’ nuk do futet më në selinë e PD!”- Bardhi:...

“Grupi kriminal ‘B9’ nuk do futet më në selinë e PD!”- Bardhi: Brenda po kryhen punime! Do lejohet çdo deputet që nuk shoqërohet nga kriminelë

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Zbardhi zbuloi përmes një prononcimi për media arsyen pse qëndrojnë të mbyllura dyert e selisë blu.

Bardhi u shpreh se në godinën e PD-së po kryhen punime dhe ndaj cilido që do t’i duhet të hyjë brenda godinës, duhet të marrë leje te administrata.

Sipas tij kjo ishte dhe arsyeja pse anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nuk u lejuan të hynin në godinë ditën e sotme. Sekretari i PD-së theksoi gjithashtu se anëtarët e grupit kriminal B9, nuk do të lejohen të futen më në godinën e PD-së,madje sipas tij as deputetët e shoqëruar me kriminelë.

“Nëse ti vjen tek dera, nëse nuk njofton administratën e Partisë Demokratike nuk mund të hysh. Brenda janë duke u kryer punime. Siç unë marrë në telefon kur futem, cilido që ka vërtet dëshirë të futet në seli për të punuar, patjetër që lejohet. E rëndësishme është të lejohet çdo deputet, por i pa shoqëruar nga kriminelë. Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë qëndrore të Partisë Demokratike. Çdo deputet është i lirë të futet në selinë e Partisë Demokratike, as nuk është ndaluar ndonjëherë, as nuk do ndalohet ndonjëherë. Lajmi i mirë sot ishte se disa prej kolegëve nuk ishin të shoqëruar me ata që shkallmojnë dyert e Partisë Demokratike, me persona të shpallur në kërkim për trafik droge nga autoritetet britanike. Kujt i shërbejnë aktet e dhunës, i shërben vetëm forcimit të regjimit të Edi Ramës. Ftoj cilindo të kthehet në misionin që i kanë ngarkuar demokratët, në misionin për të rrëzuar Edi Ramën”, tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular