BallinaKryesoreBardhi: Show mediatik! Selia nuk do të jetë e hapur për trafikantët...

Bardhi: Show mediatik! Selia nuk do të jetë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë ish-kryeministrin

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi e konsideroi një show mediatik atë të përkrahësve të Sali Berishës për të hapur dyert e selisë blu.

Në një prononcim për mediat, Bardhi konfirmoi edhe një herë se brenda godinës po kryhen punime duke theksuar se selia blu do të jetë e hapur për demokratë të sakrificave, por jo për trafikantë droge që shoqërojnë Berishën.

Ai shtoi se aktet dhe skenaret e dhunës janë e vetmja formë që i ka mbetur pakicës në PD.

“Show mediatik që patë para pak minutash në shkallët e PD tregon edhe njëherë që për disa show dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e Ramës. Kemi konfirmuar edhe dje, që në godinën e PD, në ambientet e brendshme të saj janë duke u kryer punime. Ky është një fakt publik dhe nuk ka nevojë të trokasësh në dyer për ta provuar. E sigurt është që ju do të futeni brenda dhe do të shikoni që në selinë e PD po shtohen ambientet e punës, se koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. Disa që kishin llafet kanë betejën për karrigen, ndërkohë që institucionet e PD kanë betejën me Ramën. Selia e PD do vijojë të jetë e hapur për çdo demokrat të sakrificave, dhe do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që ka qenë krah i Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Gjuha e dhunës e përcjellë gjatë këtyre ditëve nuk është gjuhë dhe akte që i shërbejnë demokratëve, por forcimit të regjimit të Ramës. Aktet e dhunës janë e vetmja formë që i ka ngelur pakicës në PD. Sepse shumica dërrmuese e grupit parlamentar, Këshillit Kombëtar dhe shumica e Kuvendit, në 18 dhjetor kanë zgjedhur të ardhmen, interesin e PD, të Shqipërisë dhe kanë ndaluar që fenomeni i bunkerizimit të një njeriu Sali Berishës, të kthehet në një bunkerizim për të gjithë PD-në. Skenarët me akte dhune kanë për të dështuar, siç kanë dështuar gjithmonë dhe PD dhe institucionet nga 18 dhjetori janë të fokusuar në të vetmen betejë, betejën me Ramën”, tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular