Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në spitalin e Vlorës. Ende janë të paqarta rrethanat dhe nuk dihet as identiteti i personit të plagosur.
Policia është njoftuar nga personeli i spitalit për të plagosurin dhe ka shkuar në spital për kryerjen e veprimeve hetimore.