BallinaBotaÇfarë do të thotë hapja e zyrës së forcave speciale amerikane në...

Çfarë do të thotë hapja e zyrës së forcave speciale amerikane në Shqipëri?

spot_img

Komanda e Operacioneve Speciale e SHBA në Europë (SOCEUR) njoftoi se një shtab pararojë do të ngrihet në Shqipëri. Njoftimi u shpërnda edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

“Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje”, tha Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë. “Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global”, vijoi ai.

Por sa i rëndësishëm është ky vendim? SOCEUR ka zyrën e vetme në Europë sot në Shtutgart të Gjermanisë dhe ajo mbulon një territor nga Groenlanda në perëndim deri te Rusia e Izraeli në Lindje, duke përfshirë 51 shtete europiane.

Detyra kryesore e SOCEUR është që të planifikojë operacionet speciale të forcave ushtarake amerikane në territorin e mësipërm, dërgojë forcat dhe verifikojë nëse ato po arrijnë objektivat e vendosur.

SOCEUR ushtron këto detyra si pjesë e forcave të armatosura të SHBA dhe përpjekjeve të Uashingtonit për të forcuar aftësitë ushtarake dhe të sigurisë të vendeve partnere në Europë për t’iu kundërvënë kërcënimeve ndaj SHBA dhe partnerëve europianë të saj.

Pjesë e SOCEUR janë është një batalion, grupi i 10-të i Forcave Speciale (Airborne), Njësia 2 e Forcave Speciale Detare, Krahu i Operacioneve Speciale numër 352 dhe Detashmenti i Sinjaleve.

Kjo komandë u vendos nga SHBA fillimisht në vitin 1955 në Paris. Kur Franca u tërhoq nga NATO në vitin 1967, komanda u zhvendos në Shtutgart të Gjermanisë. Qëllimi fillestar i kësaj komande ishte mbikëqyrja dhe izolimi i republikave komuniste satelite të ish-Bashkimit Sovjetik në Europën Lindore. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në vitin 1991, objektivat e saj u përshtatën dhe fokusi i punës u zhvendos në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Komanda ka drejtuar dhe forcat e saj kanë marrë pjesë në operacione speciale në luftën e Irakut në fillim të viteve ’90 me dy misione të famshme fillimisht me “Desert Storm” në luftën e Kuvajtit dhe më pas me “Provide Comfort”. Në të dyja rastet, operacionet e këtyre forcave rezultuan thelbësore në tërheqjen e trupave irakiane nga Kuvajti si dhe në njohjen de facto të republikës autonome të Kurdistanit në veri të Irakut.

Operacione të tjera janë ndërmarrë në Ballkan, përfshirë këtu edhe në luftën e Kosovës nën ombrellën e trupave të NATO-s, duke luajtur rolin e tyre në nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës dhe pavarësinë e Kosovës.

Operacioni tjetër i këtyre forcave dhe më i famshmi botërisht është ai që çoi në vrasjen e Osama Bin Laden në Pakistan në vitin 2011.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular