BallinaKronikeTragjike, ndërron jetë një fëmijë 3-vjeçar në një kopësht privat. Dyshohet të...

Tragjike, ndërron jetë një fëmijë 3-vjeçar në një kopësht privat. Dyshohet të jetë mbytur

spot_img

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ku një fëmijë i moshës 3-vjeçare ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.

Policia ka konfirmuar ngjarjen në një njoftim të shkurtër paraprak pa dhënë shumë detaje.

Burimet bëjnë me dije se vogëlushi është dërguar në spitalin e qytetit nga edukatoret, por ai nuk ka pasur shenja jete. Mjekët kanë konstatuar se fëmija kishte ndërruar jetë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta shpëtuar atë.

Dyshimet janë që fëmija të ketë gëlltitur një send të fortë, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Mësohet se mjekët kanë konstatuar hematoma në shenjën e qafës, që dyshohet se janë shkaktuar nga tentativa e edukatoreve dhe stafit të kopshtit për ta shpëtuar vogëlushin. Por këto informacione janë dyshime paraprake të cilat do duhet të vërtetohen nga policia e cila ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.

Fier
Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular