Ka shkuar në 60 numri i personave që janë shoqëruar në polici, në lidhje me protestën e një ditë më parë në selinë e PD, që u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha, raporton News24.
Sjellim në vëmendje që policia ka shoqëruar përvec protestuesve, që janë mbështetës të Sali Berishës edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Kjo u denoncua një ditë më parë nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili pati edhe debate me punonjësit e policisë.
Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se demokratët përveçse u terrorizuan nga dhuna e Sali Berishës, po terrorizohen edhe nga policia.
Kujtojmë që për më shumë se 4 orë, policia dhe prokuroria mblodhën prova në selinë e PD-së, duke kontrolluar çdo zyrë.