Interi është kthyer përsëri në kreun e renditjes të Serisë A me një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë si Lacio. Zikaltërit kanë triumfuar 2-1 në “San Siro” duke i rrëmbyer përsëri vendin e parë Milanit.
Zikaltërit bën një sfidë në sulm në minutat e parë duke kërkuar me ngulm golin dhe e gjetën atë me Lautaro Martinez, por iu anulua nga VAR. Megjithatë, rrjeta do të vinte nga Bastoni me një gjuajtje të shkëlqyer në kufijtë e zonës.
Por avantazhi do të zgjaste pak, pasi Imobile përfitoi nga gafa e prapavijës së Lacios për të barazuar rezultatin, me bardhekaltërit të cilët më pas mbajtën larg katërkëndorit të Strakoshës sulmuesin e rrezikshëm të kampionëve në fuqi të Italisë.
Në pjesën e dytë, Interi u shfaq më ngulmues duke zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe si rrjedhojë erdhi edhe goli i dytë. Këtë herë ishte Skrinjiar i cili dërgoi sferën në rrjetë, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh. Interi më pas administroi gjithçka me mjeshtëri për të marrë pikët që i duheshin për t’u kthyer në vendin e parë në klasifikim dhe për të kaluar një kundërshtar të komplikuar/ PANORAMASPORT.
INTER-LACIO 2-1
30′ Bastoni, 67′ Skrinjar / 35′ Imobile