Ministria e Mbrojtjes dha detaje për tërmetin që përfshiu pothuajse gjithë vendin mbrëmjen e së dielës.
Lëkundjet që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM epiqendra ishte rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë. Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme.