Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Në incident janë përfshirë 1 automjet dhe një autoambulancë.
Policia raporton se nga aksidenti nuk ka viktima, por janë lënduar pacientja 26-vjeçare në ambulancë dhe pasagjerja e automjetit.
Ato janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Tiranë/ Informacion paraprak Me datë 09.01.2022, rreth orës 18:20, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor n