BallinaAktualitet“Berisha ra në grackën e Bashës”/ Nazarko: Ai zgjodhi dhunën, gjykimi i...

“Berisha ra në grackën e Bashës”/ Nazarko: Ai zgjodhi dhunën, gjykimi i tij është errësuar. Policia shmangu një tragjedi

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet ditës së shtunë, në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Berisha në selinë e PD. I ftuar në “Opinion” në News24 , Nazarko u shpreh se pamjet e të shtunës treguan që midis dy rrugëve, juridike dhe të forcës, Berisha zgjodhi dhunën. Sipas tij është qesharake të besosh deklaratat e tij teksa shprehet se po bën revolucion paqësor me varre, qysqi, matrapikë dhe bishta kazme kthyer në flamuj.

Sipas Nazarkos, ndërhyrja e policisë shmangu një tragjedi eventuale në ato rrethana: ndërhyrje e detyruar dhe më parë, pasi nuk po shkatërrohej vetëm selia e PD, por një pronë publike.

“Rruga gjyqësore është ende e paeksploruar. Prisja që Berisha të zgjidhte rrugën gjyqësore. Nuk e kuptoj ngutin e Berishës për të ndjekur rrugën e dhunës dhe forcës. Berisha kishte mundësinë për t’i lënë vetes në këtë fazë të jetës së vet publike, kujtime të zgjidhjeve të urta, pajtuese, rrugëve juridike, pra zgjedhjen gjyqësore. Ndërkohë e shikoj të vështire që Basha të jetë tërheqës tek elektorati i vet me kursin që morën ngjarjet. Një përplasje e zotit Berisha dhe Basha në këtë formë të ngjashme me ato të 1998 dhe 2011 nuk i shton asnjë pikë në imazhin e tij, përkundrazi, ia përkeqëson atij. Mendoja- në fakt deshiroja- që Berisha do të zgjidhte urtësinë, por zgjodhi dhunën. Do të mbahet mend vetëm si njeri i fortë. Kur dy palët zgjedhin këtë rrugë, edhe nga dëshira per të na manipuluar si dy vajza që mohojnë se shkojnë me të njëjtin djalë, loja politike të dyjave do të ekstremizohet. Pra e shikoj të vështirë se si do të performojnë këto 2 pjesë të PD në Parlament, në mënyrë elektoralisht tërheqëse… Rezultati është destabilizimi i lojës politike edhe pse Berisha po shet sapunin për djathë duke thënë se po bën revolucion paqësor.

Pse Berisha zgjodhi këtë rrugë?
1) Mesa duket Faktori kohë është shumë i rëndësishëm për Berishën. Ai donte që të vepronte shpejt, ta shtinte në dorë kështjellën shpejt. Kjo ia ka errësuar gjykimin duke besuar se Basha ishte i dobët; dhe ky është gabimi i dytë. Ai mendoi se Basha nuk do ta thërriste në ndihmë policinë nisur nga akuzat që do t’i bënin për bashkëpunim me policinë, gjegjësisht me policinë. Me këtë lexim të errësuar të realitetit, me dëshirën për protagonizëm individual, faktorizim, Berisha udhëhoqi një protestë vetë, personalisht. Mund t’ ja besonte dikujt tjetër- psh zotit Noka, por jo. Që Berisha të udhëhiqte atë lloj proteste- nuk e mendoja.. Ndërkohë është qesharake kur ai e quan paqësore.
Parë kështu, Berisha ra brenda në grackë të përgatitur nga Basha, i cili blindoi hyrjet e brendshme dhe një hyrje të jashtme që të ekspozonte dhunën, duke fituar kohë për të thirrur policinë në një moment të dytë, me arsyen se kercenohej jeta e deputetëve. Policia në gjykimin tim mund të kishte ndërhyrë më para. Ajo godinë de jure është pronë publike, në përdorim të një partie politike. Policia (Rama) ka luajtur me vonesë, edhe i kompleksuar se sido që të vepronte, kurdo të ndërhynte, ajo do të akuzohej se mbështeste Bashën, apo Berishën, nderkohë që ajo kishte pbjektiv shmangien e gjakderdhjes.
Në të gjithë rastet ne duhet të dalim jashtë gjykimit që na ofrojnë dy narrativat e palëve që na fyejnë dhe inteligjencën. Pamja që ne i ofruam botës është e shëmtuar. Qeveria, policia duhej të shmangte një tragjedi. Është një situatë tragji-komike. Çfarë duhet të bënte policia? Nëse do të ndërhynte në fillim do kritikohej. Protestuesit apo dhe mbrojtësit mund të kishin edhe armë, asnjë s’i kontrolloi. Kush orientohet në gjykime, veprime nga interesi kombëtar duhet të refuzojë retorikën që të ofrohet nga të dy palët. Shqipëria këto 6 muaj, para vendimit për negociatat, kemi mundësinë t’i ofrojmë botës një faqe tjetër, paqësore, pa dhune. a duan t’ ja dinë palët e përfshira në konflikt për këtë nevojë të Shqipërisë për imazh pozitiv kur marrim mandat në Këshill të Sigurimit; mirëpresim Shtabin e operacioneve speciale të NATO-s dhe mund të çelim negociatë me BE?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular