Një ditë para protestës së dhunshme në selinë e PD-së, Spartak Braho paralajmëroi se mund të vritej një deputet me inicialet E.A, duke i kërkuar këtij të fundit të bënte kujdes.
Enkelejd Alibeaj, i cili ishte deputeti i paralajmëruar, ka reaguar sot mbi deklaratat e duke u shprehur se ky lajm nuk e kishte shqetësuar aspak.
Alibeaj tha në “Realstory” në “News 24” se nuk i kishte marrë fjalët e Brahos në konsideratë, duke shtuar se vetëm familja ishte disi e shqetësuar.
“Që të ngresh një tezë bazuar tek deklarata e Brahos nuk besoj që e meriton. Nuk ka burrë nënë që mund ta tut, apo ta shantazhojë apo të bëjë negociata me disa parime të vetat. Jo të më shantazhojë mua Edi Rama apo dikush tjetër nuk ka për të ndodhur kurrë dhe për këtë i kam dhënë provat. Me këtë çështje nuk merrem fare. Nuk i kushtova rëndësi deklaratës së bërë Brahos, pati disa shqetësime nga ana e familjes. Nuk ka shoqërues nga Garda. Ditën e shtunë një këshilltar i imi tha të bëjmë një kërkesë, por nuk e kisha problem dhe në mënyrë miqësore erdhi një”, tha Alibeaj.