Angelina Jolie është duke kërkuar kolegjin e përshtatshëm për të birin 17-vjeçar Maddox. Duket se aktorja Jolie nuk e ka përfshirë babain e fëmijëve të saj në zgjedhje që bën për fëmijët.
Holywoodlife shkruan se Brad është ndjerë i përjashtuar në marrjen e vendimit për të zgjedhur kolegjin e djalit të tyre 17-vjeçar, duke mos patur mundësi kështu të marrë pjesë në hapin e rëndësishëm që Maddox po hedh në jetën e tij.
“Brad është shumë krenar për Maddox dhe do t’i pëlqente të merrte pjesë në zgjedhjen e kolegjit të duhur për të, por atë nuk e përfshinë në plan. Nuk ishte zgjedhje e Brad. Ai do të dëshironte shumë të ishte i përfshirë, por Angelina ka qenë shumë e qartë duke marrë çdo gjë vetë përsipër. Është shumë e rëndë për Pitt të ndihet kaq i përjashtuar”; është shprehur një burim pranë aktorit të njohur, për Hollywoodlife.com