BallinaKryesoreReagon PD: The Economist konfirmon denoncimet e PD. Dështimi i Rames gjatë...

Reagon PD: The Economist konfirmon denoncimet e PD. Dështimi i Rames gjatë pandemisë ju kushtoi jetën shqiptarëve

– Reagon PD: Economist konfirmon denoncimet e PD. Dështimi i Rames gjatë pandemisë ju kushtoi jetën shqiptarëve

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Fatkeqësisht Economist sot ka konfirmuar denoncimet e PD për dështimin total të qeveriseë Rama në menaxhimin e pandemisë: dhe konkretisht fshehjen e numrit të lartë te viktimave. Rama e bëri këtë për te fshehur njërën nga provat e dështimit të tij në përballjen me Covid 19. Rama është shkaktari i humbjes së këtyre jetëve, ndaj u përpoq t’i fshehë ato.

Në 19 nëntor 2020 kryetari i Partisë Demokratike Basha denoncoi publikisht fshehjen e numrit të viktimave, një akt i paprecedentë i Edi Rames që përpiqej kështu të fshihte keqmenaxhimin dhe abuzimet e Ministrisë së Shendetesise.

Spitalet e tejmbushura dhe me kapacitete gjysmake, mungesa e medikamenteve, korrupsioni në cdo segment të institucioneve të shëndetësisë, sollën dhe rritjen e frikshme të numrit të viktimave.

Publikimi i analizës nga The Economist, është një konfirmim  i qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij mbajnë përgjegjësi direkte për fshehjen e numrit të viktimave.

Kjo është fytyra e vërtetë e regjimit që keqmenaxhon fondet për spitale, vjedh sa te mundet në tenderat e shëndetësisë, paguan inceneratorët edhe gjatë pandemisë, tërësisht në shërbim të një grushti oligarkësh, duke braktisur njerëzit.

Në jo pak vende të botës, qeveritarët  kanë shkuar përpara drejtësisë për keqmenaxhimin e pandemisë, prandaj studimet ndërkombëtare mbi këtë dështim të tëmerrshëm të Edi Ramës nuk mund të qëndrojnë larg vëmendjes së drejtësisë shqiptare, e cila duhet të zbardhë me urgjencë të vërtetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular