BallinaAktualitetSkandali i patronazhistëve/ Krim zgjedhor me të dhënat personale? Cfarë thuhet në...

Skandali i patronazhistëve/ Krim zgjedhor me të dhënat personale? Cfarë thuhet në dokumentet e SPAK

spot_img
spot_img

Top Story- Skandali i ka fillesat në datë 11 Prill 2021, në kulmin e fushatës elektorale. Atëherë u shpërnda masivisht një dokument i emërtuar “Data-Tirana” ku ndodheshin të dhënat për 910061 qytetarë.

Një bazë të dhënash që kishte dalë nga zyrat elektorale të partisë socialiste. Materiali kishte 20 rubrika ku përfshiheshin preferencat politike, censusi i votimit në zgjedhjet e 2013-ës, informacion për votën dhe komente të ndryshme nëse ishin të punësuar në institucione shtetërore apo ishin favorizuar për aplikime të ndryshme. Një strukturë e quajtur “patronazhistët” ku u identifikuan plot 9127 aktivistë politikë të selisë rozë.

“Bëhej fjalë për të dhëna të cilat qytetarët pohuan para kameras, ishin dhënë ekskluzivisht entit zyrtar që i kishte kërkuar për efekt certifikata” u shpreh Gert Shella, drejtor eksekutiv INFOÇIP

Reagimet ishin të ashpra nga opozita dhe opinioni publik që ngritën dyshimet për shantazhe në kuadër të fushatës zgjedhore. Referuar materialeve të prokurorisë që Top Story disponon, SPAK nisi veprimet filimisht për veprën e dyshuar të korrupsionit zgjedhor por më pas e riklasifikoi në veprën hyrje e paautorizuar kompjuterike.

Nuk rezulton që ndonjë veprim korruptiv konkret në fushën zgjedhore të ketë lindur apo të ketë marrë jetë, si pasojë e të dhënave që janë pasqyruar në bazën e sipërcituar, të publikuar. Përkundrazi edhe nga tërësia e ankesave që kanë mbërritur në kuadrin e këtij procedimi penal, shqetësimi që ka karakterizuar këtë fenomen ka të bëjë me përhapjen e të dhënave personale.

“Nëse përdoren burime të administratës për përfitim elektoral kjo përbën krim dhe dënohet vetëm me brug, nëse përdoren të dhëna për qëllim elektoral paradoksalisht legjislacioni ende nuk ka parashikim” u shpreh Gert Shella, drejtor eksekutiv INFOÇIP

Janë 161 qytetarë që kanë bërë denoncime në prokurori për përhapjen e të dhënave personale të cilat janë bashkuar në procedimin e nisur kryesisht nga organet ligjzbatuese. Një prej denoncuesve, ka vënë në dispozicion të prokurorëve një mesazh që i ka mbërritur në telefon ku ftohej të votonte një kandidate socialiste.

Denoncuesi thotë se iu desh të hapte një llogari në E-Albania jo më vonë se 2 muaj para zgjedhjeve ku dorëzoi numrin e telefonit. Ai thotë se veç familjes së tij, askush tjetër nuk ia ka numrin e telefonit.

Në fakt, problemi nuk ishte ekzistenca e ushtrisë së patronazhistëve, por përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve. Të dhëna që gjendeshin në sistemet kompjuterike shtetërore siç ishte numri personal, kodi i banesës dhe numri i telefonit etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular