Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë. Miqtë dhe kolegët e tij bëjnë me dije se mjeku i njohur fierak ka vdekur dje, më 12 janar, si pasojë e një sëmundje të gjatë dhe të lodhshme. Gjatë viteve 2000-2003, Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit.
“Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme,pushoi së rrahuri zemra e dr.Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët
Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit, me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë, mallakastriotë, të rrethinave e më tej, duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sakrificës”, shkruan kolegia e tij, Ilinka Dimashi.
Shkrimi i plotë:
Ndahet nga jeta dr. Nikollaq Koshovari Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme,pushoi së rrahuri zemra e dr. Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë,duke lënë në pikëllim familjen,të afërmit,miqtë e kolegët.
Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit , me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë,mallakastriotë,të rrethinave e më tej,duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm,të palodhur e të sajrificës.
Si qytetar i kulturuar,fisnik,human,bujar e zemërgjerë, ai ndodhej kudo ku njerëzit, të njohur a të panjohur, kishin nevojë për të,duke ua lehtësuar plagët.
Ai e donte Fierin, fierakët dhe spitalin e konsideronte si shtëpinë e tij të dytë, ndaj në kohët e herëshme kur ishte drejtues i tij,me një vullnet e përkushtim të madh, mundi te siguronte aparatura e pajisje mjeksore , qe spitalet e tjera i kishin zili e që deri vonë mbaheshin mend si aparatura “te kohës së Nikollaqit”.
Me cilësitë e tij te çmuara njerëzore e profesionale, emri i tij ishte vendosur me kohë ne plejaden e mjekëve të shquar të spitalit e qarkut të Fierit dhe sot ndahet nga jeta, i nderuar e respektuar nga të gjithë kolegët,miqtë e besoj nga gjithë bashkëqytetarët e tij, të cilët ai i donte aq shumë.
Lamtumirë i nderuar koleg, mbetsh i paharruar e të qoftë dheu i lehtë! Ngush?llime të thella Mirës(bashkëshortes), femijëve Lorina e Gjergji e gjithe të tjerëve!