Mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel, u diskutua kriza e cila ka kapluar Partinë Demokratike.
Sipas anëtarit të grupit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, nuk pati dhunë nga ana e protestuesve, por sipas tij ishin këta të fundit që u dhunuan
Ndërsa anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko, tha se kishte akoma shenjat në trup nga goditjet e protestuesve.
“Unë nuk dua të bëj viktimën këtu, por mua më gjuajtën, unë tërë natën kam vjellë, kam marrë mikun tim doktor në telefon, dhe më tha mund ta kesh nga goditja emocionale. Kam goditje në trup, në sup, në ije. Nuk mund ta mohoni dhunën. A do që ta heq xhaketën këtu? Ta bëj si Lela para Ramës?,” tha Bejko.
Këllici: Je si kokrra e mollës.
Bejko: Do të heq xhaketën këtu? Unë s’jam nga ata që të vete të ankohem në polici, nuk dua të bëj viktimën këtu. Nga njerëz i ktheve në turp. Tërë natën atë natë kam pasur konvulsione, kam vjellë, pas emisionit. Kam marrë një mikun tim dhe thotë se mund të jenë shkaktuar nga gazi dhe shembja. Kam goditje në trup, në ije nga këmbët. Do ta bëj si Lela këtu? Ju mohoni dhunën.