Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Llef Sallata” në Vlorë.
Bëhet me dije se janë përfshirë dy mjete dhe sipas njoftimit të bërë nga policia automjeti tip “Hunday”, me drejtues shtetasin M. Sh., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin N. S. Mësohet se ky i fudit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 15.01.2022, rreth orës 10:00, në lagjen “Lef Sallata”, automjeti tip “Hunday”, me drejtues shtetasin M. Sh., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin N. S., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./