“Dritë në fund të tunelit të tranzicionit”/ Basha me të rinjtë: Vendet të cilat i hapën ndryshimin ecin përpara
E ka thënë politikani i madh, Wiston Churchill. Dhe kjo është e vërteta, vendet të cilat i hapën ndryshimin si përmes zgjedhjeve, ecin përpara. Vendet që e ndalojnë ndryshimin me lloj lloj trukesh, qarkullojnë të njëjtit njerëz, që nuk i lëshojnë kurrë karriget e tyre, që bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, apo ndryshojnë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Një herë kryeministër, pastaj President, pastaj prapë kryeministër, janë vendet ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri. Aty jo vetëm që nuk ka një dritë në fund të tunelit për tranzicionin, por nuk ka kthim prapa për të përdorur një këngë të famshme të një grupi të famshëm, po shumë të vjetër për moshën tuaj, të Beatlesave, “Back in the U.S.S.R”. Pra kthehemi në kohën, siç e tha Rei, të Bashkimit Sovjektik. Në fakt ne duhet të lëvizim përpara dhe ne i kemi të gjitha shanset të lëvizim përpara. Se ne jemi në një kontrast shumë të madh. Kemi qenë vendi më i izoluar nga vendet e komunizmit, më i izoluari nga të gjithë, me diktaturën më të egër, që u fut brenda shtëpisë së njerëzve, që u fut brenda dhomave të gjumit, brenda shpirtrave të njerëzve. Kishin frikë nga vetja e tyre, le më pastaj, le më pastaj nga policia, nga sigurimi i shtetit e nga i gjithë aparati tjetër i diktaturës. Dhe ndërkohë, jemi ndër vendet më të hapura fal 30 viteve, jo fal politikës, fal shqiptarëve që kanë ditur ta përqafojnë lirinë. Rinia ka ditur ta përqafojë lirinë. Sa të rinj kemi sot anembanë Shqipërisë, të cilët me gjithë këto kushte të vështira, prapë se prapë nuk e kanë humbur shpresën tek vendi i tyre. Sa të tjerë kemi jashtë Shqipërisë, që nuk dallojnë fare as në aftësi, as në talent as në produktivitet nga bashkëmoshatarët e tyre të lindur dhe të rritur, siç i thonë me lugë floriri, apo në kushte shumë të mira në Angli, në Itali, në Gjermani, në Itali, në Greqi, në Francë, në Shtetet e Bashkuara. Pra, kjo do të thotë që në thelb nuk ka asgjë gabim me rininë shqiptare, përkundrazi, kur ia del në kushte kaq të vështira, imagjinoni po t’u jepen mundësitë. Çfarë mundësie mund t’i ofrojë politika rinisë? Në radhë të parë, mos të saldohet në karrige. Të lejojë qarkullimin e elitave, të lejojë që gjërat të ecin përpara. Pse saldohen pas karrigeve? Sepse lidhin interesat aty, interesat politike lidhen me interesat ekonomike, me interesat financiare. Mund ta ndajmë shoqërinë në dy lloje të ndryshme sipas mënyrës që vendosim.