BallinaAktualitetEmigrantja shqiptare del fituese në zgjedhjet lokale në Itali

Emigrantja shqiptare del fituese në zgjedhjet lokale në Itali

spot_img
spot_img

Elona Demi është emigrantja shqiptare që ka dalë fituese në zgjedhjet vendore në Itali, të cilat u zhvilluan më 26 maj, njëkohësisht me zgjedhjet evropiane në rreth 3800 komuna italiane.

Kandidate në listën e qendrës së majtë italiane 38 vjeçarja shqiptare ka fituar postin e këshilltares në komunën Sorbola Mezzani në provincën e Parmës, ku kryetar bashkie sapo është zgjedhur Nicola Cesari me 69.36% të votave.

Shqiptarja Elona Demi jeton prej disa vitesh në këtë komunë.

E lindur në qytetin e Sarandës, ajo është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Juridik e në Universitetin e Parmës për gjuhë të huaja e punon  si profesioniste e lirë në fushën e gjuhësisë e përkthimit.

“Jam krenare për origjinën time shqiptare, thotë ajo, bagazhi im kulturor, historik e moral është një vlerë e shtuar në  punën time”.

Ndërsa për fitoren e arritur ajo thotë “më kanë zgjedhur për aftësitë e mia e për vullnetin që kam për t’u vënë në dispozicion të komunitetit”

Shqiptarja Elona Demi do të jetë këshilltare bashkiake në komunën Sorbola Mezzani ku jetojnë 13 mijë banorë. Alba Kepi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular