Pas shkarkimit të përkrahësve të Sali Berishës, mes të cilëve dhe Edmond Spahos nga funksionet partiake, kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur drejtuesin e ri të qarkut të Korçës.
Mësohet se ky post i është besuar Ervin Salianjit, i cili në zgjedhjet e kaluara ishte i dyti në listën e deputetëve.
Gazeta Panorama.al ka zbardhur mesazhin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, I cili njofton se Salianji do të marrë postin drejtues që mbante Edmond Spaho.
“Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokratike të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se: Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, thuhet në mesazhin e Bardhit.