BallinaAktualitetInvestimet në bujqësi, deputeti i PD-së: Në 2022, fermerët i janë kthyer...

Investimet në bujqësi, deputeti i PD-së: Në 2022, fermerët i janë kthyer parmendës! Propaganda e qeverisë shkrumbohet përballë realitetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi e cilëson propagandë mbështetjen e qeverisë për fermerët dhe bujqësinë.

Ai ka publikuar në rrjete sociale, një artikull të Euroneës në Gjermani, ku sipas tij, shfaqet fermeri shqiptar i cili e punon tokën ende me mjete si parmenda.

Korreshi shkruan në rrjetin e tij social se Shqipëria ka subvensionet më të ulëta në rajon dhe korrupsion që i fondet i çon tek miqtë e qeverisë.

Postimi i Saimir Korreshit:

Fermerët e dinë vetë se çfarë heqin, e nisin punën pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi me natë, me pasigurinë e tregut që mungon, me subvencionet më të ulëta në rajon, me korrupsionin që fondet i con te miqtë e qeverisë. Fermerët e dinë sa të braktisur janë dhe cili është vizioni i Ramës për bujqësinë. Kjo video nuk është për ta. Kjo video është për të treguar se si propaganda e paguar me taksat tona, shkrumbohet përballë realitetit të hidhur, që duhet të ndryshojë një orë e më parë. Për të patur një Shqipëri me te mire, ku në kanal përfundojnë politikanët e korruptuar, jo produktet e fermerëve, që në vitin 2022 i janë kthyer parmendës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular