BallinaUncategorized“T’i japim fund tiranisë dhe korrupsionit”/ Basha poston videon nga takimi në...

“T’i japim fund tiranisë dhe korrupsionit”/ Basha poston videon nga takimi në Kurbin: Qëndrojmë krah njëri-tjetrit, për të ndërtuar aleancën me qytetarët

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimi i një dite më parë në Kurbin. Në mesazhin e dhënë nga kryedemokrati thuhet se do të qëndrojmë në krah të njëri tjetrit, për të ndërtuar alenacën me qytetarët.

Sipas Bashës, aleanca me qytetarët do të ndërtohet për ti dhënë fund tiranisë dhe korrupsionit.

“Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro. #ZgjedhimTëArdhmen”, shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte dje me demokratët e Kurbinit, ku u shpjegoi se vendimi për Sali Berishën më 9 shtator ishte për të ruajtur standardin e vendosur më herët me zyrtarët e PS-së se personat “non grata” duhet të jenë jashtë politikës.

Sipas kreut të PD-së, ky standard ishte mbështetur më herët edhe nga Berisha, por që për interesat personale, vendosi të shkelë mbi parimet.

“Edhe unë kam marrë të njëjtin vendim më 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Sali Berisha do t’ua kursente demokratëve atë që u përpoq të bënte dhe që po përpiqet ta bëjë edhe këto ditë të fundit, duke i thënë na lër të ëndërrojmë për atë pjesë të mirë të historisë, na lër të vazhdojmë përpara, sepse një standard kemi vendosur, një standard që e ke mbështetur edhe ti, kush është ‘non grata’ nuk duhet të jetë në politikë. Madje, më shumë se kaq, por për fat të keq interesat personale iu vendosën sakrificës së demokratëve të Kurbinit, të Lezhës, të Mirditës dhe të gjithë shqiptarëve dhe jemi sot këtu, pikërisht si pjesë e atij mentaliteti të vjetër”, tha nje dite me pare  Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular