Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë pjesë këtë të shtunë në ceremoninë e fillimit të shërbesës baritore të Arqipeshkvit Metropolitan, Imzot Arjan Dodaj.
Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, Basha ka shpërndarë pamje nga mesha e mbajtur në Katedralen Katolike Papa Gjon Pali në Tiranë, ku e uron Imzot Dodaj për marrjen e detyrës së re.
“I lumtur të merrja pjesë në meshën e fillimit të shërbesës baritore të të emëruarit nga Papa Francesku, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Urime të përzemërta Imzot Dodaj,
Zoti e shoqëroftë në detyrën e tij të re!”, shkruan Basha në facebook.