BallinaKronikeVIDEO/I vranë të atin 13 vite më parë, 17 vjeçari merr hak...

VIDEO/I vranë të atin 13 vite më parë, 17 vjeçari merr hak në Lezhë, qëllon për vdekje në derën e shtëpisë Lekë Lekgjonajn

spot_img
spot_img

Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen që ndodhi pak minuta më parë në fshatin Manati, ku mbeti i vdekur shtetasi Lekë Lekgjonaj.

Autori i ngjarjes është një 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë për hakmarrje, pasi vëllai i Lekgjonajt i kishte vrarë të atin, Gjon Përvathi në vitin 2009.

I mituri është arrestuar nga ana e policisë, pasi nuk ka bërë rezistencë. Ai e ka qëlluar Lekgjonajn në portën e shtëpisë së tij.

Historia

Në vitin 2009 Ndue Lekgjonaj është vetëdorzuar në polici pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi. Si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë. Për aksidentimin me makinë të djalit të viktimës dhe plagosjen e të afërmit të këtij të fundit.

Por tragjedia u pasua dhe nga vetëhelmimi i bashkëshortes Martine Përvathi, pasi mori vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortit. Shkak i krimit ka qenë konflikti që kanë pasur familjet Përvathi dhe Lekgjonaj për çështje pronësie.

Djali i viktimës Florian Përvathi nuk e harron hasmin duke marrë hak me vrasjen e vëllait të autorit të krimit, Lekë Lekgjonaj, duke e ekzekutuar këtë të fundit në afërsi të banesës së tij. Ai është vetëdirëzuar në polici duke rrëfyer se “vrasjen e bëra për vrasjen e babait”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular