“Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me Prokurori e SPAK”! Këto nuk janë fjalët e një halabaku rrugësh, por është zëri dhe fytyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj tha me gojën e tij atë që të gjithë flasin nën zë! Sistemi i Drejtësisë vendoset në lëvizje përmes urdhërave politike të Edi Ramës dhe Erion Veliajt! Audio-përgjimi i publikuar tregon një Veliaj të zhveshur nga kornizat e tij në media! Aty ai është i vërtetë sepse besonte se të vetmit që po e dëgjonin ishin të pranishmit në sallë! Prandaj e tha me krenari se përmes instrumentit të tij(SPAK) do t’i nxijë jetën kundërshtarëve të tij! Gjuha prej ordineri që përdoret në atë audio-përgjim do të prodhonte mbase një ndjesi turpi për një njeri të moralshëm, por kur subjekt është Erion Veliaj, morali dhe skrupujt nuk kanë lidhje mes tyre!
Endri Hasa: “Autogoli” i Veliajt rrëzon “Drejtësinë e re”
RELATED ARTICLES