BallinaKryesoreBasha përmend modelin italian: Të dënohen deri në 22 vite burg politikanët...

Basha përmend modelin italian: Të dënohen deri në 22 vite burg politikanët që blejnë vota, kufizim në dy mandate për kryeministrin

spot_img
spot_img

Gjatë takimit me të rinjtë të FRPD-së kryedemokrati Basha kërkoi Veting për politikanët dhe dënime me 22 vjet burg si në Itali në rast se kapen duke blerë vota në zgjedhje.

Po ashtu Basha theksoi nevojën e kufizimit të pushtetit në dy mandate, ndërsa u shpreh se rinia do t’i japë një politikë të re dhe me fytyrë njerëzore vendit.

Shumë prej të rinjve sot i kemi në emigracion. Të njëjtin fat do ta kenë bashkëmoshatarë tuaj nëse Shqipëria vazhdon të jetë si sot. Me premtime të pambajtura prej 31 vitesh me politikanë që u plakën dhe duan të vdesin në karriget e pushtetit, duke filluar nga ky që ka 6 vjet që thotë do ta lë politikën dhe cdo vit shpik truke dhe bën krime elektorale për të gllabëruar cdo pushtet. Sepse pushteti korrupton. SHBA u thotë jo më shumë se dy mandate, dhe këtë kam propozuar edhe unë. Vetëm vendosja e rregullave të tilla do na mundësojë të kalojmë nga fjalët te veprat dhe ne e kemi plan. Nëse disa prej tyre do ishte bërë realitet nuk do ishte bërë masakra zgjedhore. E kërkojnë për të gjithë vetëm për veten e tyre nuk e pranojnë. Sot në politikë janë shumë ata që nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve, që nuk justifikojnë pasurinë dhe që kanë ardhur si vullnet i interesave të botës së nëndheshme. Dy mandate për kryeministrin, dhe pas kësaj të ketë një qarkullim.

Mund të jetë e njëjta parti, mund të mos jetë, s’ka rëndësi. Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, kufizimi i mandateve dhe vetingut në politikë janë instrumente për ta pastruar politikën dhe për ta bërë atë më llogaridhënëse. Themeli janë zgjedhjet, është vota. Ndaj kemi propozuar që sanksionet për shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri të bëhen aq të forta sa në Itali. Nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet deri në 21 a 22 vjet burg. Pse dënim kaq i rëndë sepse vret shpresën. Një politikë që kap pushtetin me mjete të tilla nuk ka fytyrë njerëzore, sado bukur të aktrojë, recitojë apo të ngërdheshet. Shqipërisë i duhet një politikë me fytyrë njerëzore, kjo është arsyeja pse i duhet rinia. Kjo është një përplasje brezash dhe kulturash. Rinia nuk di të linçojë, ka një tjetër kulturë. Nuk ka zemërim më të bukur se ai i rinisë, është ai që do ta ndryshojë Shqipërinë. Kjo tjetra nuk është zemërim është hidhësi, është mungesë respekti. Ardhmja e rinisë është domosdoshmëri. Është ndryshimi i një kulture. Ku po s’mendove si unë je besëthyer, je serb, je grek. A mund të bëhet përpara pa pranuar mendimin ndryshe. Një politikë me fytyrë njerëzore mund të garantohet vetëm nga vota e lirë”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular