BallinaKryesoreZgjedhjet e 6 marsit, Sula: PS ka nisur presionet, do të marrë...

Zgjedhjet e 6 marsit, Sula: PS ka nisur presionet, do të marrë 6 bashkitë

spot_img
spot_img

Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, është shprehur se Kryeministri Rama dhe kabineti i tij do të jenë aktorët kryesorë politikë në Shqipëri, por sipas tij çdo fillim e ka një fund.

Dashnor Sula: Janë të gjithë kundër PD. Të gjithë e dinë që kjo varkë pre 30 vitesh endet nëpër ujëra të trazuara, dhe nuk shikon aspak  për të përfunduar dhe për të dalë në breg. Të gjithë aktorët pretendojnë se janë vetëm këta që duhet të vazhdojnë të bëjnë politikën në një vend. Kryeministri Rama dhe të tjerë mendojnë se do të jenë këto aktorët kryesorë në politikën shqiptare, por harrojnë se nuk janë të përjetshëm. Po të jenë njerëz me moral çdo gjë ka një fillim dhe një fund.

Ai shtoi se nëse do të dëshironte, Berisha do të vazhdonte të qeveriste vendin, sakaq shtoi se në vendin tonë asgjë nuk zgjidhet me votë.

Dashnor Sula: Kam bindjen se po të donte pushteti i Berishës në 2013 do të vazhdonte të qeveriste. Kush mendon se në Shqipëri do të zgjidhet problemi me votë e ka shumë gabim. Kjo ka vetëm një rrugë është drejtësia. Nëse në Shqipëri nuk do të veprojë drejtësia, për këdo, qoftë persona që kanë abuzuar me pushtetin, kanë kryer korrupsion, apo janë në pushtet aktualisht.

Sula tha se edhe tani PS po bën presion, pasi do të marrë të gjithë bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.

Dashnor Sula: Edhe tani që  kemi zgjedhjet me 6 mars, ka filluar presioni, pasi këto duan t’i marrin të gjithë bashkitë.

Ai ka hedhur dyshime të forta duke thënë se për djegien e mandateve ka pasur marrëveshje të fortë midis aktorëve më të fuqishëm të politikës, ndërsa theksoi se aktorët politikë nuk kanë dashur të përfundojnë reformën në drejtësi.

Dashnor Sula: Çfarë mund të bëjë më shumë  PD se sa ka fjalën dhe bën denoncimin. Në zgjedhjet e 25 prillit PD ishte shumë afër marrjes së pushtetit në një kohë që i kishte të gjithë kundra. Aludoj dhe mendoj se djegia e mandateve ka qenë dhe një marrëveshje e fortë midis aktorëve më të fuqishëm të politikës, Rama, Meta- Berisha. Rama është marrë për veshi për të vazhduar qeverisjen. Aktorët politikë kanë dashur që mos të përfundojë reforma në drejtësi. Për mua reforma në drejtësi nuk ka dështuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular