Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një video nga takimi i një dite më parë më të rinjtë e FRPD-së.
Basha shprehet se me energjinë dhe potencialin e tyre, të rinjtë e FRPD kanë zgjedhur të ardhmen dhe të fitojnë kundër qeverisë më të korruptuar në Evropë.
Sipas tij, kanë qenë gjithmonë të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin dhe se sot janë sërish gati të ndryshojnë Shqipërinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
“Me energjinë dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, të rinjtë e FRPD kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur të qëndrojnë, të përballen dhe të fitojnë kundër qeverisë më të korruptuar në Europë. Kanë qenë gjithmonë të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin, sot janë sërish gati të ndryshojnë Shqipërinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha.