BallinaAktualitetKosova nuk lejon hyrjet nga Shqipëria pa 3 vaksina, Flamur Hoxha apel...

Kosova nuk lejon hyrjet nga Shqipëria pa 3 vaksina, Flamur Hoxha apel Kurtit: Lejoji qytetarët e Kukësit sepse marrin shërbime jetike prej mëse 20 vitesh

spot_img
spot_img

Nga Flamur Hoxha

Z. Kurti, lutem qe banorët e Qarkut Kukës ti trajtoni si qytetarët tuaj pasi në Prizren e Gjakove marrin shërbime jetike prej mëse 20 vitesh.
Prej ditësh Kosova nuk lejon të hyjnë nga Shqipëria në Kosovë qytetarë që nuk kanë bere tri vaksina dhe kjo ka sjellë mjaft probleme. Shqipëria lejon të hyjnë njerëz nga Kosova në Shqipëri edhe pa i bere tri vaksina. Edhe në Kosovë qytetarët janë vaksinuar po aq sa në Shqipëri.
Vendimi i qeverisë Kurti që pengon hyrjen në Kosovë është shumë ndëshkues për banorët e qarkut Kukës të cilët shërbimet më emergjente për shëndetin e mjaft probleme të tjera jetike i marrin në Kosove.
Si deputet i Kukesit i lutem qeverisë së Kosovës që banorët e këtij qarku ti trajtojë si qytetarët e saj pasi ka vite që këta banorë atje kryejnë sherbimet mjekësore, atje bëjnë dializen e plotësojnë shumë nevoja jetike për veten dhe familjarët e tyre .
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular