BallinaPolitikeEMRI/Pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, Basha vendos drejtuesin e ri politik të...

EMRI/Pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, Basha vendos drejtuesin e ri politik të Shkodrës

spot_img
spot_img

Partia demokratike ka caktuar si drejtues politik të qarkut Shkodër, nënkryetarin e PD-së dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i cili zëvendëson në këtë post drejtuesin e dorëhequr Helidon Bushati.

Vendimi është marrë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Duke vlerësuar rëndësinë e qarkut Shkodër, kreu i Partisë Demokratike ka caktuar në drejtimin politik të këtij qarku një funksionarë të lartë të Partisë Demokratike.

Në deklaratën publike nga selia blu, theksohet se  me drejtimin e ri Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe do të vendoset në krye të fitores në të gjithë Shqipërinë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular