Gjatë fjalës së mbajtur para demokratëve në Korçë, deputeti i PD Ervin Salianji shigjetoi përfaqësues të Foltores, duke u shprehur se ata i bashkon llumi dhe “non grata”.
Salianji tha se në sallë janë përfaqësuesit që kanë luftuar dhëmbë për dhëmbë me PS, dhe se janë shpallur tradhtarë ngaqë nuk kanë përfituar.
“Shikoni pak përfaqësuesit që kanë luftuar dhëmbë për dhëmbë me PS-në që i keni në këtë rresht. Janë njerëz që kanë luftuar për PD. Dhjetëra të tjerë që kurrë nuk kanë përfituar, dhe ngaqë nuk kanë përfituar dhe i quajnë tradhtarë. I patë ata vullnetarët e Enverit, 10 veta për turp! Ne jemi demokratë dhe demokratët duan fitore. Ky është geni jonë, ADN-ja jonë. Nuk mund ta pranojmë që ish-doganierë që nuk i kemi parë kurrë, ish-punonjës Tatimet, një bastexhi që më shumë rrinte në burg se sa jashtë, ishte aty për të kërkuar nga një parti aleate për t’u bërë gjasme-aleatë. Këta i bashkon llumi, shpallja non grata, dëmi që dua t’i bëjnë PD-së kudo cep e më cep. Keni parë ndonjë ish-ministër apo nga këta të Foltores që të kenë patur një procedim të vetëm. Ne kemi pasur kosto. Një pjesë duhet të ishin për të dhënë llogari si humbën për herë të parë në zona që PD nuk i kishte humbur për 30 vite me radhë. Kemi shumë për të dhënë, por koha është të dëgjojmë kryetarin”, tha Salianji.
“Ata që nuk kanë përfituar i quajnë tradhtarë”- Salianji shigjeton përfaqësuesit e Foltores: I bashkon llumi! S’mund të pranojmë që ish-doganierë dhe një bastexhi…
RELATED ARTICLES